Buffon: “Chiellini është aq i rëndësishëm sa Ronaldo”

SOLNA, SWEDEN - NOVEMBER 10: Gianluigi Buffon of Italy gestures during the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: First Leg between Sweden and Italy at Friends Arena on November 10, 2017 in Solna, Sweden. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

“Flamuri” dhe “emblema” e Juventusit, Xhanluixhi Bufon, ka folur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tiki-Taka”, ku ka prekur disa tema të nxehta, personale dhe të ekipit për momentin.

Dëmtimi i Kielinit? “Ai ka të njëtën peshë dhe ndikim si Ronaldo. Dëmtimi i tij e ka përshpejtuar futjen në lojë të De Ligtit dhe kjo do të na ndihmoj në vazhdimin e sezonit”.

Rikthimi te Juvja? “Te PSG-ja shkova sepse nuk mund të refuzoja ofertën sportive dhe ekonomike që më bënë. Kur një klub të thërret në moshën 40-vjeçare, është krenari. Doja të jetoja ndryshe dhe të lija zonën tim të rehatisë, doja një eksperiencë të re. Një natë teksa isha në Paris i thashë vetes: “Çfarë po bën në Paris në moshën 41-vjeçare vetëm, me familjen në Itali”. Kur Juvja bëri ofertën e pranova menjëherë më pas.

Interi dhe Napoli? “Unë kam shumë respekt për Interin veçanërisht këtë vit sepse mendoj se është kundërshtari numër një. Me ngulmin që ka Konte ata janë gati të bëjnë një mrekulli sportive. Nëse vazhdojnë në Champions besoj se do të lënë pikë n♪7 kampionat. Napoli është gjithashtu në garë, por një ndeshje si ajo me Spalin duhet ta fitonte”.

Kombëtarja? “Unë besoj se për momentin prania ime hipotetike në ekipin kombëtar nuk ka asnjë lidhje me asgjë, sepse ka një projekt të ri që po jep fryte”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here