“Nuk plakem falë punës dhe Messit”, Ronaldo: Shumë pak lojtarë në botë kanë shënuar sa unë

Vitet kalojnë shpejt, edhe për Kristiano Ronaldon, që në shkurt do të mbushë 35 vjeç. Por ylli i Juventusit ka gjetur një sekret për të qëndruar i ri: puna. Portugezi foli për “France Football”, duke treguar objektivat për të ardhmen.

“Objektivi im është të qëndroj sa më i ri, edhe pse vitet ikin, – tha portugezi. – Sa lojtarë në moshën time luajnë në një skuadër si Juventusi? Duhet të tregohesh i zgjuar nëse do të luash gjatë. Kur isha 19-20 vjeç, kuptova që futbolli është çështje shifrash. Tituj, rekorde dhe gola. 700 golat e shënuar më bëjnë krenar për atë që kam arritur, pasi jo shumë lojtarë në botë e kanë bërë këtë gjë. Më i bukuri? Ai me roveshatë ndaj Juventusit. Ishte një gol që isha munduar prej vitesh për ta realizuar”.

SEKRETI

Ronaldo zbuloi edhe recetën e një karriere të suksesshme: “Në fillim talenti, pa të nuk mund të bësh shumë. Më pas vjen puna, sepse talenti pa punë është i kotë. Asgjë nuk bie nga qielli. Nuk do të kisha arritur kurrë këtu ku jam sot, nëse nuk do të kisha pasur dëshirën për të punuar. Nëse nuk do të ishte për mua, nuk do t’i kisha luajtur ato ndeshje të rëndësishme, finale Champions-i dhe ndeshjet me kombëtaret.

 

Këto janë kompeticione që më motivojnë, sepse janë interesante, ndiqen me interes të madh dhe kanë presion të madh. Më pas është e qartë që duhet të jesh profesionist çdo ditë për të respektuar familjen dhe klubin i cili të paguan. Kështu, çdo ditë duhet të japësh maksimumin. Por në fund të karrierës, do të largohem nga e gjithë kjo gjë”.

Në lidhje me rivalitetin me Mesin, CR7 tha: “Të qenët hap pas hapi me njëri-tjetrin na ka lejuar të bëhemi më të mirë, më efiçentë. Te Reali e ndieja më shumë prezencën e tij sesa në Mançester, kështu që presioni ishte më i madh. Por mund të them se nga një pikëpamje tjetër, rivaliteti ishte i shëndetshëm”.

 

“TOPI I ARTË”

Një çmim që është ëndërr për çdo lojtar në planet. Portugezi kërkon edhe të gjashtin në koleksionin e tij, edhe pse këtë sezon do të jetë i vështirë për t’u arritur, jo sepse në garë është edhe Leo Mesi, por sepse lojtarë të tjerë kanë bërë një sezon më të mirë se ai, duke fituar trofe të rëndësishëm. Te Juventusi, portugezi arriti të fitonte kampionatin italian pas një sezoni fantastik me bardhezinjtë. Gjithsesi, trofeu i vetëm që ka vlerë për të është “Topi i Artë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here