Pogba drejt largimit, United ka gjetur pasuesin në Francë!

Drejtuesit e Manchester United e kanë kuptuar se Paul Pogba dëshiron largimin nga Old Trafford dhe kanë filluar ta kërkojnë që tani pasuesin e francezit.

Pogba ishte shumë pranë transferimit te Real Madridi verën e kaluar, por transferimi nuk u realizua. Megjithatë sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit për Pogban me fanellën e United.

Djajtë e Kuq kanë filluar ta kërkojnë pasuesin e tij dhe duket se kanë gjetur atë në Francë.

ESPN, raporton se United synon transferimin  e mesfushorit të Lille Boubakary Soumare.

Lille shpreson se Soumare shpreson të qëndrojë, mirëpo situata ka ndryshuar menjëherë pas interesimit të United.

Soumare ka luajtur 10 ndeshje me Lille këtë sezon në Ligue 1 dhe 3 ndeshje në Ligën e Kampionëve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here