E fishkëllyen gjatë gjithë ndeshjes, Baloteli bën gjestin e shëmtuar ndaj tifozëve të Interit

Mandatory Credit: Photo by FILIPPO VENEZIA/EPA-EFE/Shutterstock (10459906k) Brescia's Mario Balotelli (L) reacts during the Italian Serie A soccer match Brescia FC vs Inter FC at Rigamonti stadium in Brescia, Italy 29 october 2019. Brescia FC vs Inter FC, Italy - 29 Oct 2019

Ditën e djeshme u zhvillua ndeshja midis Interit dhe Breshas, në fushën e këtyre të fundit, sfidë e cila u mbyll me fitoren 2-1 të zikaltërve.

Një ndeshje kundër ish-skuadrës së tij për Balotelin, i cili në 2010 ishte pjesë e Interit. Megjithatë marrëdhëniet e sulmuesit italian me tifozët zikaltër nuk ishin aspak të mira, kjo edhe për shkak të episodeve që ndodhën me lojtarin para largimit nga Interi.

Ditën e djeshme 29-vjeçari tentoi shumë herë të shënonte, ku sigurisht do të festonte, por ishte Handanoviç i cili i mohoi golin disa herë. Pikërisht mos shënimi i një goli e irritoi shumë lojtarin, i cili për këtë reagoi keq edhe ndaj tifozëve të Interit.

Gjatë gjithë ndeshjes tifozët zikaltër e fishkëllyen pa pushim futbollistin, i cili në një rast nuk duroi dhe reagoi ndaj tyre.

Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Mario Baloteli, i cili iu drejtohet tifozëve zikaltër, duke iu treguar gishtin e mesit.

Menjëherë kjo ka filluar të diskutohet shumë në Itali, dhe për këtë futbollisti tani rrezikon edhe një dënim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here