Klubi spanjoll gati të rrëmbejë Manxukiçin

E ardhmja e Mario Manxukiç është ende në ajër për t’u vendosur. E sigurt është që do të largohet nga Juventusi, por destinacioni nuk është përcaktuar.

Shumë skuadra kanë shfaqur interesimin për të afruar sulmuesin kroat, mes tyre Mançester Junajtid në Angli dhe Al Duhail. Në orët e fundit është futur në garë edhe skuadra e Sevijes për të fituar shërbimet e gjigantit kroat.

Pavarësisht faktit se këta të fundit janë në vendin e pestë në kampionat, lojtari nuk ka ndonjë dëshirë të madhe për t’u transferuar në La Liga.

Objektivi i tij është të luajë në kampionatin anglez, ose të rikthehet edhe një herë tjetër në Bundesligë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here