Skautët e Juventusit në Anfield: Biankonerët dëshirojnë yllin e Liverpoolit!

Liverpool të dielën triumfoi ndaj Tottenham me rezultat 2-1 në Anfield dhe kështu The Reds e vazhduan serinë prej 45 ndeshjeve pa humbje si nikoqir.

Siç raporton Tuttosport, në tribuna ishin të pranishëm edhe skuatët e Juventusit. Biankonerët kanë ndjekur me vëmendje paraqitjen e Mohamed Salah, i cili shënoi golin  e fitores për Liverpoolin.

Drejtuesit e Juventusit kanë dhënë dritën jeshile për një tjetër transferim të madh në Torino, pas transferimit të Cristiano Ronaldos dhe Matthijs de Ligt.

Salah ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023 dhe për të siguruar shërbimet e tij Juventusi do të duhet të ofrojë më së paku 100 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here