Barcelona dhe Manchester City në garë për yllin e Juventusit

Siç raporton Corrriere dello Sport, Barcelona dhe Manchester City janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Rodrigo Bentancur.

Me ardhjen e Sarrit, Bentancur nuk po luan shumë minuta dhe nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë skuadrat e tjera.

Barcelona dhe Manchester City janë klubet konkrete që kanë shfaqur interesim për 22-vjeçarin dhe sipas të gjitha gjasave në merkato do të kemi derbi për uruguaianin.

Bentancur u transferua te Juventusi në vitin 2017 nga Boca Juniors, ndërsa me Zonjën e Vjetër ka luajtur 58 ndeshje ku ka shënuar 2 gola.

Mirëpo vështirë se Juventus do të heq dorë lehtë nga shërbimet e tij, pasiqë 40% e shumës nga një shitje eventuale do të përfundonte në arkat e Boca Juniors.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here