Granit Xhaka rikthehet në stërvitje me Arsenalin (VIDEO)

Granit Xhaka është rikthyer në stërvitje te Arsenali pas rastit të ndodhur.

Ylli shqiptar ishte revoltuar me sjelljen e tifozëve ndaj tij në ndeshjen e së dielës mes Arsenalit dhe Crystal Palace.

Tifozët e Arsenalit kishin shpërthyer duke kërkuar nga klubi dënimin e Xhakës, por edhe që t’i hiqet shiriti i kapitenit.

Arsenali deri më tani i ka dalë në mbrojtje kapitenit të tyre duke mos e dënuar fare, por duke i ofruar ndihmë pasi ai është duke kaluar nëpër një situatë jo të mirë.

Gjithsesi Xhaka duket se ka harruar problemin dhe është rikthyer në stërvitje me Arsenalin.

Një video e publikuar në Twitter, shihet Xhaka në stërvitje i buzëqeshur së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

Edhe pas publikimit të kësaj video, tifozët e Topçinjve kanë vazhduar kampanjën e tyre #Xhakaout në rrjetet sociale.

Por duket se klubi londinez kësaj radhe nuk do t’i dëgjojë tifozët dhe ka vendosur ta mbështesë maksimalisht Granitin.

Mbetet të shihet nëse trajneri Unai Emery do ta ftoj Xhakën për ndeshjen e ardhshme në Ligën Premier, që Arsenali e zhvillon para tifozëve të vet ndaj Wolves.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here