PSG për shopping në janar, Parisienët dëshirojnë yllin e Juventus dhe mbrojtësin e Dortmund

Merkato e janarit po afrohet dhe ekipet kanë nisur të mendojnë në lidhje me objektivat e mundshëm.

PSG është një ndër klubet që ka në plan të përforcohet në dimër dhe në listën e francezëve janë dy emra.

Sipas raportimeve të fundit në mediat franceze, PSG kërkon Emre Can dhe Lukas Piszczek. Për këtë të fundit situata paraqitet më e lehtë, pasi është në vitin e fundit të kontratës dhe mosha 34-vjeçare, mund të bëjnë që Dortmundi të bindet ta lirojë që në janar.

Për Emre Can situata është më e ndërlikuar, pasi Juventus kërkon të paktën 35-40 milionë euro për ta lënë të lirë mesfuhsorin. Gjithsesi, turko-gjermani njihet për karakterin e tij dhe shpesh sjell problematika në grup, arsye që mund të bindë Juventusin ta shesë te PSG.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here