Punë e kryer: Gattuso i rikthehet punës si trajner, përsëri në Serie A!

Gennaro Gattuso rikthehet të punojë si trajner.

Ish trajneri i Milanit sipas të gjitha gjasave do ta marrë drejtimin e Udineses, pasiqë trajneri aktual Igor Tudor është pranë shkarkimit.

Udinese po luan dobët dhe mbrëmë u mposht nga Roma me rezultat 0-4, ndërsa javën e kaluar pësuan një disfatë të rëndë nga Atalanta me rezultat 7-1.

Drejtuesit e Udineses besojnë se Gattuso është trajneri i duhur për skuadrën e tyre. Mediat italiane bëjnë të ditur se marrëveshja është arritur dhe se zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Gattuso nga dhjetori i vitit 2017 deri në maj të vitit 2019 e drejtoi Milanin, mirëpo për shkak se nuk arriti ti kualifikojë Rosonerët në Ligën e Kampionëve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here