Derby della Madonnina në merkato: Milan dhe Inter në garë për një portjer!

Mediat italiane raportojnë se Milani dhe Interi kanë shfaqur interesim serioz për portjerin e Udineses, Juan Muso.

Muso pranoi 7 gola ndaj Atalantës, mirëpo edhe përkundër faktit se skuadra e tij po luan dobët, ai ka arritur ta ruaj rrjetën të paprekur në 4 ndeshje të Serie A këtë sezon.

Argjentinasi është vetëm 25 vjeç dhe për këtë shkak interesimi për të nga Milani dhe Interi është i madh.

Inter ka filluar të kërkojë pasuesin e Handanovic dhe pikërisht Muso është pasuesi i duhur.

Nga ana tjetër Donnarumma mund të largohet nga Milani dhe Rosonerët e shohin Muson si portjerin ideal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here