Marcelo: Kurrë nuk do ta harroj këtë fjalim të CR7 para finales me Juventusin

Real Madrid në vitin 2017 fitoi titullin e 12-të të Ligës së Kampionëve, duke e mundur në finale skuadrën e Juventusit.

Para ndeshjes, ishte Cristiano Ronaldo që kishte parashikuar gjithë ecurinë e kësaj finale.

Këtë gjë e ka zbuluar Marcelo, gjatë një shkrimi të tij për ‘theplayerstribune’.

“Derisa po niseshim drejt stadiumit, Cristiano na tregoi saktësisht se si do të jetë ndeshja. Ai tha: “Në fillim do të jetë vështirë, por në pjesën e dytë ne do të fitojmë në mënyrë paqësore”.

“Kurrë nuk do ta harrojë këtë. Ai e parashikoi atë”.

Dhe ajo finale shkoi siç kishte thënë Ronaldo, me pjesën e parë që përfundoi 1:1, ndërsa në pjesën e dytë Reali shënoi tri herë, për fitoren 1:4.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here