Vijnë reagimet e para të tifozëve të Arsenalit pas letrës emocionuese të Xhakës

Mesfushori nga Kosova ka rregulluar raportet me tifozët, pas letrës emocionuese të publikuar të enjten mbrëma, ku ju kërkon falje tifozëve për incidentin që ndodhi në fundjavën e kaluar kundër Crystal Palace.

“Pasi morra pak kohë për të reflektuar në atë që ndodhi të dielën, unë do të doja që të jepja një shpjegim sesa të jepja një përgjigje të shkurtër.

Skenat që ngjanë gjatë zëvendësimit tim më kanë lëvizur. Unë e dua këtë klub dhe gjithmonë jap 100% brenda dhe jashtë fushës.

Ndjenja ime se nuk kuptohem nga tifozët, dhe komentet e përsëritura abuzive në ndeshje dhe rrjetet sociale gjatë javëve dhe muajve të fundit më kanë lënduar shumë. Njerëzit kanë thënë gjëra si “Do t’i thyejmë këmbët”, “Do ta vrasim gruan”, “Shpresojmë që vajza jote të ketë kancer”. Kjo më ka munduar shumë dhe unë preka një pikë kulmore kur u refuzova të dielën në stadium.

Në këtë situatë, unë lash vetën time që të reagojë në një situatë që ofendoi tifozët dhe klubin, si dhe vetën time. Ky nuk ishte qëllimi im dhe më vjen keq nëse njerëzit e morrën ashtu.

Dëshira ime është që të kthehemi në një situatë ku kemi respekt të ndërsjellë, duke kujtuar pse kemi rënë në dashuri me këtë lojë së pari. Të shkojmë përpara, së bashku”, shkruhej në letrën e Xhakës.

Janë tani tifozët që kanë bërë reagimet e tyre, duke kërkuar që ai të fillojë nga minuta e parë kundër Wolves të shtunën.

Madje ka nga ata që presin që Xhaka edhe të shënojë në sfidën e radhës së Arsenal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here