Barcelona mposhtet nga Levante me përmbysje!

Levante ka marrë një fitore të madhe ndaj Barcelonës duke fituar në shtëpi me rezultatin 3-1.

Një humbje e papritur për katalanasit që u duk se do të dilnin me pikë të plota. Takimi nisi mjaft mirë për kryesuesit e La Ligës që realizuan në minutën e 38′ me Messin dhe e mbyllin pjesën e parë në avantazh.

Furia e vendasve nisi në pjesën e dytë dhe zgjati 7 minuta. Campana në të 61′ shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes dhe me një kundërsulm gjeti rrjetën. Mayoral vetëm pas 2 minutash mposhti Ter Stegenit me një goditje nga distanca. Lojtari i Reali e shijoi shumë golin ndaj katalanasve.

Barcelona u shokua nga dy golat e shpejtë dhe i vendosi vulën sfidës kur Rodja mposhti sërish Ter Stegenin në të 68′. Messi reagoi më pas duke dërguar topin në rrjetë, por VAR i hoqi golin. Argjentinasi shënoi golin e tij të 500 me këmbën e majtë, një rekord interesant i tij.

Levante mbrojti mirë rezultatin deri në fund të sfidës dhe mori 3 pikë të arta. Vendasit shohin për nga Europa në vendin e 8, ndërsa Barcelona mund të humbasë vendin e parë në rast se Reali fiton ndaj Betisit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here