Barcelona në kërkim të një tjetër mesfushori nga Brazili

Barcelona është përqendruar në futbollistët nga Amerika Latine.

Objektivi i fundit i katalunasve vije nga Brazili dhe fjala është për mesfushorin e Gremios, Matheus Henrique.

21-vjeçari është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Brazil dhe ka shkëlqyer vitin e fundit me Gremion.

Falë paraqitjeve të mira me klubin bardhekaltër, Henrique ka debutuar edhe me Kombëtaren A të Brazilit.

Mesfushori qendror njihet si shkatërrues shumë i mirë i aksioneve dhe Barcelona po e sheh atë si zëvendësues të Arturo Vidalit.

Kiliani mund të rikthehet në Serie A ku po kërkohet nga Interi, e Henrique pritet ta zë vendin e tij.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Barca është gati të ofrojë rreth 20 milionë euro për transferimin e talentit brazilian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here