Jo vetëm Lautaron, Barcelona dëshiron edhe një tjetër yll nga Interi!

Barcelona ka filluar të mendojë që tani për merkaton e verës dhe objektivi kryesorë i Katalanasve është Lautaro Martinez.

Blaugranët e shohin argjentinasin si pasuesin ideal të Luis Suarez. Ditëve të fundit është spekuluar se Barcelona është e gatshme të ofrojë kartonin e Vidal dhe Rakitic për Lautaron.

Mirëpo nuk mbaron me kaq, Barcelona nuk dëshiron vetëm Lautaron. Katalanasit do të synojnë edhe transferimin e Stefano Sensit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle Sport, e cila raporton se Barcelona nuk ka hequr dorë nga interesimi për Sensin.

Sensi është i huazuar te Interi, ndërsa Neroaxurët kanë mundësi për ta blerë kartonin e tij nga Sassuolo në fund të sezonit për 25 milionë euro.

Italiani po shkëlqen te Interi dhe është e sigurtë se Neroaxurët do ta shfrytëzojnë opcionin e blerjes në fund të sezonit.

Megjithatë te Barcelona besojnë se mund ta bindin 24-vjeçarin të transferohet në Camp Nou.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here