Liverpool dhe City me përmbysje në minutat e fundit sigurojnë fitoren

Manchester City ka marrë një fitore të madhe 2-1 ndaj Southampton pasi ka qenë në disavantazh për shumicën e kohës në Etihad.

Ishte Ward-Prowse ai që zhbllokoi rezultatin në favor të miqve që vetëm një javë më parë janë mposhtur 9-0 nga Leicester. Ata kanë punuar shumë në mbrojtje dua ua vështirësuar shumë punën kampionëve në fuqi. Gjithsesi, Aguero ka barazuar rezultatin përpara se Kylo Walker t’i jepte fitoren ekipit të tij në minutat e fundit të takimit. Tri pikë të arta për City-n që ka përfituar pas barazimit të Liverpool.

Aston Villa u duk sikur do t’i shkaktonte humbjen e parë të sezonit skuadrës së Liverpool, por skuadra e Klopp ka përmbysur gjithçka në fund të takimit duke fituar 2-1. Pas golit të Trezeguet në minutën e 21’ të takimit, vendasit blinduan portën e tyre nga sulmet e shumta të The Reds.

Megjithatë, mundësitë e shënimit nuk munguan, po ashtu edhe disa vendime të arbitrit janë kontestuar nga miqtë. Në fund të takimit ishte Andy Robertson ishte ai që ka rifutur në lojë ekipin e tij. Dhe në kohën shtesë Sadio Mane ka shënuar golin e fitores, një triumf i madh që nuk lejon City-n të afrohet.

Arsenali nuk ka bindur sërish në Emirates. Skuadra e Emery ka barazuar 1-1 me Wolves. Ishin vendasit ata që shënuan golin e avantazhit me Pierre-Emerick Aubameyang, por Wolves janë kundërpërgjigjur me Jimenez në pjesën e dytë. Ky ishte barazimi i pestë i Topçinjve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here