Balotelli shpërthen ndaj koreve raciste nga tifozët e Veronës (VIDEO)

Pas rastit të Koulibaly në ndeshjen Roma-Napoli ku arbitri vendosi të ndërpriste ndeshjen disa minuta, tjetër episod racist në Serie A dhe “Bentegodi” të Veronës, ku Mario Balotelli, pasi është ofenduar, fyer dhe ka dëgjuar “buu”-të racistë nga ultrasit veronezë, ka kërcënuar të largohet nga fusha dhe është mbajtur nga futbollistët e ekipit vendas.

Balotelli ka marrë topin dhe e ka goditur drejt tribunës së tifozëve të Veronës, ashtu si Boateng e bëri në miqësoren Milan-Pro Patria kohë më parë. Paradoksi: e gjitha e ndodhur poshtë flamurëve të ndryshëm, mes tyre edhe ai i Shqipërisë!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here