Bayerni ka vendosur për Kovac pas debaklit nga Frankfurti

Bayerni i Munichut mbrëmë u deklasua nga Eintracht Frankfurt me rezultat 5-1.

Niko Kovac pësoi humbjen e tij më të rëndë që kur është emëruar trajner i Bayernit.

Me këtë humbje Bavarezët kanë rënë në pozitën e 4-tërt me 18 pikë, 4 pikë më pak se lideri Borussia Monchengladbach.

Pas kësaj disfate mediat kanë raportuar se Bayerni do ta shkarkojë Kovacin menjëherë, por e përditshmja gjermane Bild, raporton se një gjë e tillë nuk do të ndodhë për momentin.

Kovac do ta drejtojë Bayernin në ndeshjet ndaj Borussia Dortmund dhe Olympiakos dhe në bazë të rezultatit do të vendoset për të ardhmen e tij.

Kroati u emërua trajner i Bayernit sezonin e kaluar dhe me Bavarezët ka fituar dy trofe (Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë)

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here