Gabimi i United me Lukaku: Që nga fillimi i shtatorit, belgu ka shënuar më shumë gola sesa ish skuadra e tij

Lukaku është transferuar tek skuadra e Inter, gjatë afatit kalimtar të verës, duke u parë si një dështim në ‘Old Trafford’.

Por, duket se problemi nuk ishte tek belgu, por tek skuadra e United, pasi Lukaku po shkëlqen me gola, gjersa United po vuan për të prekur rrjetën.

Që nga fillimi i shtatorit, Lukaku ka shënuar më shumë gola sesa United.

Man United kanë shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje të Premierligës (që nga shtatori).

Gjatë kësaj kohe, Lukaku ka gjetur tetë herë rrugën e golit, duke qëndruar kështu më mirë sesa United.

Mbrëmë belgu ka barazuar edhe rekordin e Ronaldo Nazario (Fenomeni), duke u bërë i pari pas tij që shënon nëntë gola (së paku) në 11 ndeshjet e para.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here