Mane: Jam akoma larg ‘monsterave’ Messi e Ronaldo

Mane po kalon në një formë të jashtëzakonshme, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të Liverpool, në ecurinë e jashtëzakonshme të ‘Reds’.

Senegalezi është nominuar në listën e 30 emrave konkurrentë për ‘Topin e Artë’, nga ‘France Football’, por duket se ai nuk ka shumë shpresa për këtë trofe.

Sipas tij, ai është akoma larg nivelit të ‘monsterave’ Ronaldo e Lionel Messi.

“Këta lojtarë (Messi dhe Ronaldo) janë monstera. Mendoj se unë jam akoma shumë larg tyre” ka thënë Mane për ‘L’Equipe du Soir’.

“Siç kam thënë, unë do të bëjë gjithçka që mundem për tu afruar me ta” shtoi senegalezi.

Mane mbrëmë u kthye në heroin e Liverpool duke shënuar golin e fitores në minutat e fundit, në ndeshjen kundër Aston Villa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here