Presidenti i Monacos, Vasilyev: Mbappe e do Real Madridin

Presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev ka zbuluar pikëpamjen e tij se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe përfundimisht do të kalojë në Real Madrid.

Mbappe u largua nga Monaco për t’u bashkuar me rivalët e Ligue 1 në vitin 2018, pas një huazimi fillestar në PSG në sezonin 2017-18.

Sidoqoftë, reprezentuesi francez ka qenë vazhdimisht i lidhur me një transferim te Real Madrid dhe Vasilyev mbetet i sigurt se do të shkojë në La Liga.

“Ai kishte luajtur vetëm një sezon në futbollin e ekipit të parë dhe dëshironte të kthehej në shtëpinë e tij në Paris”.

“Ai më tha: Dua të bëhem një lojtar i shkëlqyeshëm. Real Madridi do të presë, kjo është që unë mendoj”, përfundoi presidenti i Monacos.

Francezi u bashkua me parisianët në një marrëveshje prej 170 milionë eurosh dhe vazhdon të jetë objekti kryesor i presidentit të Realit, Florentino Perez.

Sidoqoftë me kontratën në Parc de Princes të vlefshme deri në vitin 2022, mund të ofrojë një tarifë të re rekord botëror për ta sjellë atë në kryeqytetin spanjoll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here