U lëndua ndaj Levantes, mësohet sa do të mungojë Luis Suarez

Barcelona humbi me përmbysje në transfertën ndaj Levantes pasditen e djeshme, por përveç lënies së tre pikëve, mori edhe një lajm të keq nga Luis Suarez, i cili u largua nga fusha në minutën e 41-të.

Sulmuesi uruguaian ka pësuar një dëmtim që do ta lërë jashtë ndeshjes së Champions Leagues kundër Slavias së Pragës, ashtu si edhe të asaj të kampionatit ndaj Celta Vigos fundjavën e ardhshme.

Rikthimi në fushë i sulmuesit katalan pritet të ndodhë vetëm pas ndërprerjes së kampionatit në favor të kombëtareve, pra pas datës 20 nëntor, por që gjithsesi Barcelona ka në favor kalendarin jo fort të ashpër në këtë periudhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here