VIDEO/ “Qetësohu, ndeshja mbaroi”, shikoni momentin e veçantë mes Ronaldos dhe De Ligtit në fund të ndeshjes

Juventusi mposhti në derbi Torinon, me rezultatin e ngushtë 1-0, falë një goli nga De Ligt.

Ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet që dhuruan spektakël, ku nuk munguan as polemikat. Megjithatë një episod i ndodhur pas përfundimit të ndeshjes, ka filluar të bëjë xhiron e internetit. Pas përfundimit të takimit, lojtarët e Juventusit ishin nisur në drejtim të tifozëve të tyre, për t’i falënderuar ata.

Pikërisht në këtë moment është kapur nga kamerat, një episod i veçantë midis Ronaldos dhe De Ligtit. Pavarësisht se ndeshja kishte mbaruar dhe lojtarët po shkonin në drejtim të tifozëve, mbrojtësi holandez ishte akoma duke vrapuar në fushë, dhe Ronaldo është parë teksa i thotë: “Qetësohu, ndeshja ka përfunduar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here