Bombë: Raiola ia ofron Barcelonës yllin e ri!

Agjenti Mino Raiola ka patur një takim me drejtuesit e Barcelonës, ku ka diskutuar për një transferim të mundshëm të sulmuesit 19-vjecar norvegjez, Erling Haaland. Aktualisht, sulmuesi aktivizohet në Austri, me skuadrën e Red Bull Salzburg.

Këtë sezon, në Champions League, ai po magjeps të gjithë me paraqitjet e tij, duke realizuar 6 gola në 4 ndeshje. Ndaj, janë të shumta skuadrat “big” që janë interesuar për të. Por duket se Raiola i ka të qarta idetë dhe planet e tij.

Lojtari ka një kosto prej 65 milionë eurosh, shumë që cdo ekio duhet të paguajë për të marrë shërbimet e lojtarit. Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri, duke parë që Messi e Suarez janë në fundin e karrierës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here