Capello: Milan skuadër pa personalitet

Fabio Capello ka lëshuar disa kritika të ashpra në drejtim të skuadrës së Milan.

Trajneri i njohur italian, Capello, ka mbetur i dëshpëruar nga një tjetër paraqitje e dobët e Milan, kundër skuadrës së Lazios.

Ish selektori i kombëtares së Italisë beson se Milan është një skuadër pa personalitet dhe ky është problemi kryesorë.

“Milan janë në telashe. Lojtarët nuk janë të nivelit të lartë, mund të thuash. Ata luajnë me frikë” ka thënë Capello.

“Ata nuk kanë personalitet dhe nuk performojnë në bazë të asaj se si vlerësohen” shtoi italiani.

Milan numëron vetëm 13 pikë pas 11 ndeshjeve të luajtura në Serie A këtë edicion, për pozitën e 12-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here