“Nuk do të ndërhyjmë në merkato sepse kemi Hysajn”

Një nga problemet më të mëdha të Napolit në këtë fillim sezoni, kanë qenë dëmtimet e shumta në skuadër.

Problemet më të mëdha për të kaltrit nga dëmtimet, kanë qenë në repartin e mbrojtjes. Kevin Malkuit këputi ligamentin para pak ditësh dhe sezoni për të mund të quhet i mbyllur.

Mbrojtësi maroken kishte marrë vendin e Hysajt në ekipin e Ançelotit, duke e detyruar shqiptarin të kërkojë largimin. Megjithatë mbrojtësi shqiptar me shumë mundësi do të qëndrojë te Napoli deri në fund të sezonit, pasi nuk do të largohet në janar.

Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë presidenti napolitan, Aurelio De Laurentis, i cili në një intervistë është shprehur: “Ne jemi mirë, duke ditur që në ekip kemi edhe Hysajn. Nuk është e nevojshme të ndërhyjmë në merkato për një mbrojtës tjetër.

Sigurisht merkato do të jetë e hapur, dhe kur të na jepet mundësia nuk do të humbasim. Mund të ketë të rinj që do të bashkohen me grupin.”, u shpreh 70-vjeçari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here