Barcelona zhgënjen përsëri, barazon me Slavia Pragën në Champions

Barcelona është në krizë loje dhe rezultatesh! Ekipi i trajnerit Ernesto Valverdes nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim 0-0 ndaj Slavias së Pragues në Camp Nou.

Një rezultat negativ që vjen direkt pas humbjes 3-1 ndaj Levantes.

Vendasit e dominuan ndeshjen nga fillimi në fund, por nuk arritën të shënonin. Lionel Messi dhuroi magji në fundin e pjesës së parë, por nuk ia doli që të çonte topin në rrjetë. Argjentinasi nuk shmangu dot rezultatin e papritur të skuadrës së tij.

Pjesa e dytë solli ndryshime, pasi Valverde aktivizoi Fatin dhe Rakitic por nuk pati ndikim. Një rezultat fantastik për ekipin modest të Çekisë që me një super Olayinka merr një pikë që do të mbahet mend gjatë dhe do të shënohet me gërma të arta në historinë e klubit. Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit pati disa dyluftime të mira dhe ja bëri shumë të vështirë Piques.

Barca mbetet në krye të grupit me 8 pikë, ndërsa Slavia ne fund me 2 pikë. Në një grup ferri, rezultatet e deritanishme janë shumë pozitive për ta.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes ishte ajo ndërmjet Zenitit dhe Leipzigut. Ekipi gjerman fitoi me rezultatin 0-2 duke marrë kryesimin e grupit. Gjermanët iu falën golave të Demme në minutën e 45’+5′ dhe të Sabitzer në minutën e 63′. Kjo fitore i çon në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Zeniti mbetet në 4 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here