FA vendos për Son pas ndërhyrjes ndaj Gomes

Kartoni i kuq i Son Heung-min i marrë ndaj Evertonit është anuluar pasi klubi i Tottenham ka apeluar vendimin e arbitrit në Federatën Angleze.

Kapiteni i Koresë së Jugut tani do të jetë në gjendje të zbresë në fushë për sfidat ndaj Sheffield United, Bournemouth dhe West Ham.

Son mori të kuq pas faullit të shkaktuar ndaj portugezit Andre Gomes, i cili nga ajo ndërhyrje ka thyer kaviljen.

Megjithatë, në fillim u duk sikur Son kishte thyer kaviljen e mesfushorit të Everton, por përplasja me Aurier ishte ajo që ka përkeqësuar çdo gjë.

Son është falur me të drejtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here