Formacionet zyrtare: Liverpool – Genk

Në Anfield, Liverpooli është nikoqir i Genkut, skuadër me të cilën e zhvillon sfidën e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Ekipi anglez është kryesues i Grupit E me shtatë pikë, nga dy fitore dhe një barazim, ashtu që do ta kërkojë triumfin për t’iu afruar kualifikimit.

Skuadra belge nuk e ka nisur mirë këtë edicion në garën e madhe evropiane, pasi ka regjistruar dy humbje dhe një barazim, ashtu që ka arkëtuar vetëm një pikë.

Trajnerët Jurgen Klopp dhe Felice Mazzu i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Gomez, Milner; Fabinho, WIjnaldum, Keïta; Salah, Origi, Oxlade

Formacioni startues i Genkut:  Coucke; Maehle, De Norre, Lucumí, Cuesta; Heynen, Hrosovsky, Dewaest, Berge; Ito, Samatta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here