Këtë nuk e priste askush: Inter transferon yllin e Atalantas në janar!

Interi interesohet për mesfushorin e Atalanta-s Dejan Kulusevski dhe është gati të ndërhyjë në merkaton e janarit, këtë e raporton tuttosport.

19-vjeçari është përfolur shpesh në komunitetin e futbollit italian dhe aktualisht është i huazuar te Parma deri në fund të sezonit.

Klubi milanez ka kohë që është në merkato për një mesfushor dhe emrat e përmendur deri tani janë Matic, Rakitic, Vidal, Tonali dhe Milinkovic-Savic.

Drejtuesit zikaltër kanë kthyer vëmendjen te Kulusevski dhe duan ta transferojnë që në merkaton e janarit.

Suedezi o kalon një sezon të mirë te Parma ku ka shënuar dy gola duke përgatitur pesë të tjerë në 12 ndeshje në të gjithë kompeticionet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here