Larguan Giampaolon për shkak të rezultateve të dobëta, lojtarët e Milanit i kërkuan drejtuesve rikthimin e Gatuzos

Milani vendosi të largojë trajnerin Marko Xhampaolo pas 8 javëve në Serinë A, për shkak të rezultateve të dobëta.

Menjëherë pas shkarkimit të ish-trajnerit të Sampdorias, drejtuesit e kuqezinjve vendosën që t’i besojnë drejtimin e skuadrës, Stefano Piolit. Megjithatë dëshira e lojtarëve të Milanit për sa i përket trajnerit, ishte një trajner tjetër.

Sipas asaj që shkruan “TeleLombradia”, pas shkarkimit të Xhampaolos, kapiteni Romanjoli i kishte thënë Maldinit që pjesa tjetër e skuadrës dëshironte rikthimin e Gatuzos.

Ish-tekniku kuqezi ishte shumë pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve një sezon më parë, teksa u rendit vetëm në vendin e 5-të me një pikë më pak se Atalanta.

Pikërisht Gatuzo kishte edhe simpatinë e pjesës tjetër të skuadrës, të cilët kërkuan rikthimin e tij, diçka nuk u aprovua nga drejtuesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here