“S’jam dakord me vendimin e klubit”, Ançeloti kundër De Laurentis: Nuk ishte nevoja ta bënte…

Pas hapit fals në kampionat me Romën, Napoli provon të ringrihet menjëherë në Champions. Dhe Ançeloti duhet t’i bëjë llogaritë edhe me grumbullimin e urdhëruar nga presidenti De Laurentis.

“Nuk jam dakord me vendimin e klubit, por e pranoj”, shpjegoi trajneri italian në konferencën për shtyp. “Duhet të qëndrojmë të përqendruar në ndeshjen me Salcburgun, pjesa tjetër janë detaje. Kemi një shans të madh. Napoli mungon prej një kohe të gjatë në 1/8-at e Champions-it dhe meriton të jetë. Do të përpiqemi të mbyllim llogaritë e kualifikimit”.

Presidenti De Laurentis ka thërritur skuadrën në grumbullim pa pëlqimin tuaj. Cili është reagimi juaj?

Lajmi i ditës nuk është grumbullimi, por fakti që kemi një ndeshje vendimtare për të kaluar turin në Champions. E dimë sesa e vështirë është. E pamë Salcburgun.

Jemi të përqendruar në atë që duhet bërë në një ndeshje të nivelit të lartë. Gjithçka tjetër janë detaje. Sa i përket grumbullimit, nuk jam dakord me klubin. Por unë bëj punën e trajnerit dhe lojtarët bëjnë lojtarët. Zgjedhjet e klubit duhen respektuar.

Çfarë i mungon Napolit në këtë periudhë?

Ka munguar vazhdimësia. Kemi arritur nivele shumë të larta loje që nuk kemi mundur t’i mbajmë. Për fat të keq, edhe ndaj Romës niveli ra shumë dhe nuk patëm kontrollin e ndeshjes.

Mendoni se grumbullimi është një moment vendimtar?

Nuk ndryshon gjë nëse unë jam apo jo dakord me grumbullimin. Sapo fola me presidentin. Mbetet gjithsesi një detaj. Ne duhet të qëndrojmë të përqendruar te ndeshja dhe të vlerësojmë mirë atë që bëmë dhe duhet të bëjmë me Salcburgun.

 

Jeni i shqetësuar për klasifikimin në kampionat?

Nëse nuk do të isha i shqetësuar, do të isha sipërfaqësor. Por ruaj gjakftohtësinë për të vlerësuar situatën dhe përpiqem ta ndryshoj.

Kjo skuadër ka shfaqur cilësi, të cilat më pas nuk ka arritur t’i tregojë vazhdimisht. Për fat, tani është Champions-i. Deri tani e kemi menaxhuar mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë ta bëjmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here