Skuadra e Juves për ndeshjen me Lokomotivën, një mungesë e rëndësishme për Sarrin

Takimi luhet nesër nga ora 18:55, në kuadër të fazës së grupeve.

Mbrojtësi De Ligt nuk ka udhëtuar, pasi ka ndrydhur këmbën e majtë gjatë fitores ndaj Torino të shtunën, ku shënoi golin fitues.

Është vetëm një dëmtim i lehtë dhe ai duhet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e kësaj fundjave në Serie A me Milanin.

Kandidatët për të zëvendësuar holandezin janë Daniele Rugani dhe Merih Demiral.

Giorgio Chiellini është një mungesë afatgjatë, ndërsa Emre Can dhe Mario Mandzukic nuk janë në listën e UEFA.

Skuadra e Juventusit për Lokomotiv Moskë: Szczesny, De Sciglio, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Ramsey, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Danilo, Matuidi, Bonucci, Higuain, Rugani, Rabiot, Demiral, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here