Bayern Munichu ka arritur t’i marrë tri pikë shumë të vështira ndaj Olympiacosit në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja përfundoi 2-0.
Bavarezët e filluan takimin shumë mirë, duke krijuar disa raste të mira shënimi për gol, mirëpo Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry nuk u treguan të saktë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa e dyta ishte më efektive për kampionin e Bundesligës.
Ishte sulmuesi polak ai që e kaloi skuadrën gjermane në minutën e 69-të, pas asistimit nga Kingsley Coman.
Kur u mendua se ndeshja po përfundonte me këtë rezultat minimal, gjermanët e dyfishuan epërsinë me golin e Ivan Perisicit (89′).
Pas kësaj fitoreje, Bayern Munich e ka kaluar Grupin B, duke arkëtuar 12 pikë, Tottenham Hotspuri ka katër, Crvena Zvezda me tri dhe skuadra greke me vetëm një.