Del Piero: Conte të tregohet i kujdesshëm, nuk duhet të…

Interi u mund mbrëmjen e djeshme nga Dortmundi me rezultatin 3-2 dhe Antonio Konte ka shpërthyer ndaj klubit në fundin e ndeshjes.

Ish-shoku i tij i skuadrës, legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero ka folur në lidhje me këtë shpërthim të Kontes. Ai ishte i ftuar te “Sky Sport” dhe ka dhënë mendimin e tij për mbrëmjen jo të mirë që kaloi Interi dhe Konte.

“Interi tregoi se mund të luajë në një nivel të tillë dhe është në një proces rritjeje. Dortmundi është një skuadër që luan me shpëjtësi, gjë që Interi e vuajti pasi ra fizikisht. Bëri një pjesë të parë shumë të mirë, pasi po fitonte 0-2”, tha Del Piero.

Më tej legjenda e Juves u shpreh: “Konte e gjen veten në një pozitë të fortë dhe ndihet i detyruar të thotë: ‘Ja u thashë’. Interi rrezikon të shkatërrojë atë që ka bërë deri tani. Me një fitore në Pragë ata mund të kalojnë. Gjithashtu janë një pikë më pak se Juventusi në kampionat. Konte duhe të jetë i kujdesshëm dhe jo të shtyjë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here