Formacinet zyrtare: Real Madrid – Galatasaray

Reali i Madridit do të presë Galatasarayn në “Santiago Bernabeu”, teksa është bërë zyrtar edhe formacioni i Los Blancos.

Trajneri Zidane ka vendosur të rikthejë Marcelon si titullar, me Mendy që duhet të ulet në stol. Tjetër rikthim është ai i Valverdes, me uruguaianin që ishte në stol në fundjavë ndaj Betis.

Si pasojë e futjes së Valverdes, Luka Modric ka mbetur jashtë. Treshja e sulmit nuk ndryshon, me Hazard e Rodrygon nga krahët, ndërsa Benzema në qendër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here