Policia publikon pamje të reja: Kolasinac me një guxim të madh u përball me gangsterët (VIDEO)

Ky është momenti i pabesueshëm kur ylli i Arsenalit Sead Kolasinac ka luftuar me guxim të madh dy kriminelët që kanë kërcënuar me thikë atë dhe shokun e ngushtë Mesut Ozil për orët e tyre me vlerë 220,000 euro.

Boshnjaku nuk ka rënë pre e kërcënimit të gangsterëve dhe pamjet e reja tregojnë qartë rrezikshmërinë e madhe të situatës.

Teksa hajdutët i kapi paniku, Ozil i ka bërtitur shokut të tij të futet në makinë dhe të dy kanë gjëmuar motorin në veri të Londrës për rreth 2 km përpara se të stacionoheshin në një restorant turk, ku Ozil ka shkuar për të marrë policinë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here