Bombë: Reali ofron Iscon dhe para për yllin e Serie A!

Te Napoli nuk do ta kishin besuar se Fabian Ruiz do të përfundonte në shënjestrën e gjigantëve europian, kur e transferuan nga Real Betis.

23-vjeçari po shkëlqen te Napoli dhe interesim për të kanë shfaqur Real Madrid dhe Barcelona.

Gjigantët spanjoll e dëshirojnë Ruizin që në janar, ndërsa sipas informacioneve të fundit Reali ka filluar bisedimet me agjentin e tij.

Reali është i gatshëm ta ofrojë Iscon dhe para për shërbimet e Ruiz. Me rikthimin e Zidane në stol Isco nuk po luan shumë minuta dhe drejtuesit dëshirojnë ta shesin atë.

Ancelotti pëlqen Iscon, mirëpo vështirë se Napoli do ta lejojë largimin e Ruiz.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here