Futbollistët e Milanit: “Ne e donim Gattuson”, zbulohen prapaskenat

Dalin prapaskena pas shkarkimit të Marco Giampaolos dhe emërimit të Stefano Piolit.

Sipas drejtorit të Telelombardia, Fabrio Ravezzani, që shpesh lëshon kështu thumbash dhe lajmesh (edhe pse disa nuk janë verifikuar kurrë), kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, duket se i ka shkuar drejtuesve Maldini dhe Boban dhe i ka kërkuar që të kthejnë Gennaro Gattuson në stol kur Giampaolo u shkarkua, pasi skuadra dëshironte të punonte me Rinon, për frymën e grupit, grintën dhe shumë aspekte të tjera.

Futbollistët ishin mbledhur dhe kishin vendosur, por klubi nuk i vuri veshin dhe zgjodhi Piolin. Kujtojmë që Gattuso është pa ekip por jo në kontratë me Milanin, pasi nuk pranoi të paguhej por shlyu vetëm stafin e tij teknik duke u divorcuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here