Xhaka në radarin e Milan

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka përfunduar në radarin e klubit të madh italian, Milanit.

Kohës së kaluar te Arsenalit për Xhakën si duket po i vjen fundit, sidomos pas ndodhive të fundit me tifozët pas zëvendësimit 2-2 ndaj Crystal Palace.

Gjatë daljes nga loja, tifozët e Arsenalit vërshëllyen dhe shanë Xhakën, ndërsa  ky reagoi me heqje të fanellës dhe disa gjeste.

Xhakës gjithashtu iu hoq shiriti i kapitenit nga Unai Emery të martën, nëntë ditë pas reagimit të tij dhe kjo veçse ka shtuar zërat e largimit të tij nga Emirates.

 

Sipas mediumit italian CalcioMercato, Milani po peshon një lëvizje për mesfushorin shqiptar të Arsenalit.

Gjigantët italianë po vëzhgojnë me vëmendje situatën e reprezentuesit zviceran dhe gjatë afatit dimëror do të tentojnë transferimin e tij në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here