Zyrtare: Vendoset data dhe shteti ku do të zhvillohet Superkupa e Spanjës

Futbolli po shkon drejt komercit dhe një situate të tillë nuk i ka shpëtuar as kampionati spanjoll.

La Liga ka vendosur që Superkupa e Spanjës të zhvillohet në Arabinë Saudite. Kjo kupë nuk do të ketë një finale si zakonsht, por do të jenë 4 skuadra që do të duelojnë për trofeun.

Shorti për ekipet gjysmëfinaliste do të hidhet më datë 11 nëntor dhe Reali, Barcelona, Atletico dhe Valencia do të mësojnë kundështarët e tyre. Kjo është hera e parë që Superkupa e Spanjës do të luhet me 4 skuadra dhe në Arabinë Saudite.

Arsyeja? E thjeshtë! Paratë e sheikëve janë ata që kanë bindur klubet spanjolle. Gjysmëfinalet do të luhen më 8-9 janar, ndërsa finalja e madhe do të luhet të dielën më 12 janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here