Marotta ka projektuar planin: Inter sakrifikon Politanon për yllin e Genoas

Sulmuesi i Genoas Christian Kouame vazhdon të jetë në shënjestrën e Interit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane Corriere dello Sport, e cila shkruan se Neroaxurët dëshirojnë transferimin e 21-vjeçarit.

Te Interi janë të impresionuar nga paraqitjet e Koumaes i cili ka shënuar 5 gola në 11 ndeshje këtë sezon.

Marotta planifikon ta ofrojë kartonin e Matteo Politanos dhe para për Koumaen. Interi synon huazimin e Kouames me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Mbetet ta shohim se a do të transferohet Koume te Interi në merkaton e janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here