Rikthehet De Biasi, bëhet trajner i gjigantit nga Serie A

Është ‘Tuttosport’ që raporton se koha e Ancelottit te Napoli po shkon drejt fundit, dhe përfundimi i sezonit mund të çojë në ndërprerjen e bashkëpunimit.

Arsyet janë të shumta, por gjithçka është bërë e tepër me qasjen e skuadrës në ditët e fundit, kur janë refuzuar t’i nënshtrohen urdhrave të presidentit Aurelio De Laurentiis.

Presidenti i Napolit ka vendosur që në të ardhmen të mos mbështetet më te trajnerët e famshëm dhe të shtrenjtë.

Një emër që qarkullon në këtë medie, është ai i Gianni De Biasit, ish trajnerit të Kombëtares Shqiptare.

De Biasi si trajner i Shqipërisë, kishte siguruar kualifikimin historik në Euro 2016.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here