Reali merr një fitore të lehtë në transfertën me Eibar

Real Madridi ka shkatërruar në transfertë Eibarin me rezultatin 0-4.

“Los blancos” duket se janë çliruar pasi shënojnë 10 gola në harkun kohor të pak ditëve, pas fitores 6-0 me Galatasaray vjen dhe ky triumf me shifra po të thella.

Mbretërit gjetën shumë shpejt avantazhin me anë të Benzemasë në minutën e 17′. Francezi gjuajti fort me të majtën duke shfrytëzuar rrëmujën e krijuar në zonë dhe shënoi për 0-1.

Dyfishimi nuk vonoi, pasi ishte Sergio Ramos që ktheu në gol një penallti për spanjollët.

Kapiteni u tregua tolerant dhe i la penalltinë e radhës sulmuesit Benzema. Ky i fundit gjeti rrjetën për 0-3. Djemtë e Zidane e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 0-3, ndërsa në të dytën la shenjën e tij mesfushori Valverde.

I riu shënoi mjaft mirë pas pasimit të Modricit. Një goditje e pastër me të brendshmen në stilin e Toni Kroos. Reali fiton një ndeshje pa shumë histori dhe merr kreun i vetëm me 3 pikë më shumë se Barcelona. Katalanasit duhet t’i përgjigjen në ndeshjen kundër Celta Vigos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here