Ancelotti drejt shkarkimit, Napoli gati t’i besojë drejtimin e skuadrës ish-trajnerit tjetër të Milanit

Napoli nuk po kalon një periudhë shumë të mirë kohët e fundit, teksa nuk njohin fitore prej 5 ndeshjesh.

Pikërisht për shkak të kësaj forme të keqe të skuadrës, presidenti Aurelio De Laurentis, po mendon shkarkimin e Karlo Ançelotit nga posti i trajnerit.

Marrëdhënia midis të dyve nuk është më e mira e mundshme, dhe në ditët e ardhshme mund të vijë edhe shkarkimi i ish-trajnerit të Milanit.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, vendin e Ançelotit në rast shkarkimi, pritet ta marrë pikërisht një ish-trajner tjetër i Milanit.

Bëhet fjalë për Xhenaro Gatuzon, i cili pëlqehet shumë nga presidenti napolitan, i cili është i bindur t’i besojë atij drejtimin e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here