Totti: nga viti i ardhshëm legjendën e Romës do ta shohim…

Françesko Toti njihet si një nga legjendat më të mëdha të futbollit, por edhe si një figurë ikonë e Romës.

Për 25 vite, Toti i kushtoi të gjithë karrierën e tij ngjyrave verdhekuqe, ku fitoi dashurinë e tifozëve të kësaj skuadre, për atë që ai dha në fushën e lojës. 786 ndeshje  të zhvilluara dhe 307 gola të shënuar, nga një legjendë e cila do të qëndrojë gjithmonë në zemrat e romanistëve.

Pasi shkëlqeu në fushat e blerta, tashmë 43-vjeçari kërkon shkëlqimin edhe jashtë tyre. Nga viti i ardhshëm, Totin do ta shohim në një profesion tjetër, në atë të aktorit. Dy seriale kushtuar ikonës verdhekuqe, ku do të marrë pjesë edhe vetë Toti.

Dy serialet do të titullohen, “Mbrëmë si kapiten” dhe “Një kapiten”, dy seriale me nga 6 episode secili, të cilët do të zgjasin nga 50 minuta. Pikërisht personazhi kryesor në këto, do të jetë Toti, i cili tashmë do të tregojë vlerat e tij, edhe në rolin e aktorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here