Klubet dhe gjyqtarët italianë do të takohen rreth VAR-it

Lojtarët dhe trajnerët do të takohen me gjyqtarët më 19 nëntor për të shqyrtuar performancën e VAR-it në Serie A.

Takimi u konfirmua të martën nga Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, i cili së bashku me kreun e gjyqtarëve, Nicola Rizzoli, do të kryesojnë mbledhjen në një hotel në Romë.

Po ashtu do të marrin pjesë gjyqtarë të ndeshjeve, trajnerë dhe kapitenë të klubeve të Serie A, plus anëtarët e mediave.

Ky takim thuhet se vjen pas disa incidenteve të diskutueshme që përfshijnë VAR-in këtë sezon, duke bërë kështu një samit të domosdoshëm për të ndihmuar në nxitjen e një qartësie se si po përdoret teknologjia.

Për ta bërë këtë, mediumi ANSA raporton se do të ketë “analiza të hollësishme” nga ato që fshihen pas thirrjeve më të diskutueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here