Sensacioni i Salzburg nis bisedimet me këtë skuadër

Sulmuesi i RB Salzburg, Erling Haaland mund të transferohet në verën e ardhshme te Juventus.

19-vjeçari këtë sezon ka impresionuar me paraqitjet e tij, gjë që ka bërë të fitojë vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë.

“Zonja e Vjetër” është gati të shpenzojë një shumë të madhe të parave, pasi po e shohin norvegjezin si e ardhmja e klubit.

Çmimi i kërkuar është 80 milionë euro, por sipas mediave italiane agjenti Mino Raiola ka filluar kontaktet me klubin austriak.

Haaland ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje të zhvilluara dhe është i kërkuar nga Real Madrid, Liverpool dhe Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here