Arrihet marrëveshja, ndryshon VAR në Premier League

Klubet e Premier League dhe PGMOL kanë arritur marrëveshjen për të bërë disa ndryshime për sa i përket përdorimit të VAR.

VAR ka qenë në krye të axhendës në takimin e drejtuesve të klubeve së bashku me FA dhe kryetarin e arbitrave, një takim që thuhet të ketë zgjatur rreth 4 orë.

Si klubet e Premier League ashtu edhe PGMOL kanë rënë dakord të përmirësojnë vendimet e VAR dhe që prej muajit të ardhshëm do të rritet komunikimi me tifozët.

Kryetari i arbitrave Mike Riley ka deklaruar se ka pranuar kërkesën e klubeve për përmirësimet e VAR.

Tani tifozët do të kenë mundësinë të shohin rastet e analizuara nga VAR nëpërmjet ekraneve të stadiumeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here